• 47 Përdorues
  • 4 Plane të Biznesit
  • 4 Webinarë

Artikujt e fundit

Menu

Test

Për të identifikuar konsulentin e duhur për biznesin tuaj, ju lutemi drejtohuni tek Këshilli i Konsulentëve të Kosovës – BCC, apo shfletoni profilet e konsulentëve të Kosovës në platformën www.konsulenca.org. 

Këshilli i Konsulentëve të Kosovës – BCC

Këshilli i Konsulentëve të Kosovës – BCC është shoqata kryesore e ofruesve të shërbimeve të konsulencës biznesore. BCC është shoqatë e njohur ndërkombëtarisht dhe pjesë e Këshillit Ndërkombëtar të Instituteve të Konsulencës Menaxheriale - ICMCI. 

Kontakti
Web: http://www.bcc-ks.org
Email: info@bcc-ks.org

Konsulenca.org

Platforma www.konsulenca.org jep informata mbi ofertën dhe ekspertizën e konsulentëve të biznesit të Kosovës dhe i ndihmon bizneset të gjejnë dhe vlerësojnë konsulentët. 
Link: http://www.konsulenca.org

Biznes

Lansohet platforma "Biznesi Im"

Shërbimet online po vazhdojnë t’i bëjnë bashkë institucionet publike me komunitetin e biznesit. Iniciativa më e re është platforma digjitale “Biznesi im”.

Të gjitha shërbimet digjitale që u duhen kompanive të reja dhe atyre në zhvillim do të ofrohen në një adresë. Platforma “Biznesi im” do të shërbejë si një ‘one-stop-shop’ për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme kosovare, duke ju dhënë qasje në një larmi mjetesh dhe shërbimesh digjitale që do t’i mbështesin ndërmarrjet përmirësimin e performancës dhe konkurrueshmërisë.

Shërbimet dhe mjetet digjitale që do të ofrohen në kuadër të platformës përfshinë :
– doracakë
– plane të menaxhimit të kompanive,
– formularë për vetëvlerësim, dhe
– modele të përshtatshme që përdoren çdo ditë nga kompanitë.

Platforma “Biznesi Im” synon të iniciojë  ndryshime të sistemit të tregut duke u mundësuar ndërmarrjeve kosovare, veçanërisht atyre të drejtuara nga gratë dhe të rinjët, qasje të lehtë nëinformata dhe shërbime relevante për zhvillim të biznesit. “Biznesi im” do të kontribuojë në rritjen e shkallës së mbijetesës së ndërmarrjeve start-up dhe rritjen e performancës dhe konkurrueshmërisë të ndërmarrjeve ekzistuese.

Platforma “Biznesi im” ndjek modelin e suksesshëm Austriak “Gründerservice” të themeluar nga Oda Ekonomike e Austrisë. Kjo platformë ofron shërbime të ndryshme digjitale duke filluar nga ideja e biznesit, planifikimet përkatëse e deri te gjetja fondeve për të themeluar dhe zhvilluar biznesin.

Kjo iniciativë mbështetet nga projekti ACCESS dhe do të rrisë portofolin e shërbimeve mbështetëse online të ofruara nga Agjencia e Regjistrimit te Biznesit ne Kosovë për NMVM-të.
Menu

Gatishmëria për eksport

Gatishmëria për eksport 

Eksporti  ofron shumë përfitime dhe mundësi për ndërmarrjet. Pavarësisht nëse keni një biznes që ofron shërbime këshilluese ose menaxhoni një numër të vogël të punëtorëve,  eksportimi ju ofron mundësi për rritje, rritje të shitjeve dhe qasje ne tregje të ndryshme. Eksporti kërkon kohë dhe përpjekje. Duhen gjithashtu burime dhe një angazhim i fortë për të konkurruar përtej kufijve tuaj aktual. 

Tregjet ndërkombëtare mund të jenë shumë sfiduese dhe kërkesa jashtë shtetit mund të mos jetë e njëjtë me atë të tregut të brendshëm. Prandaj, një vleresim paraprak i gatishmërisë për eksport është thelbësor në mënyrë që ndërmarrjet të testojnë proceset e tyre të brendshme konform kërkesave të tregut të jashtëm.

Për të vlerësuar gatishmërinë tuaj për eksport si dhe për t’u njoftuar me fushat se ku ndërmarrja juaj ka nevojë për përmisim, klinkoni në butonin e mëposhtëm. 

Hap testin

 

Broshurat

Filloni biznesin tuaj sot!
Krijoni planin tuaj të biznesit.

Pavarësisht nëse jeni duke filluar një biznes të ri ose duke eksploruar mënyra për të zgjeruar një biznes ekzistues, një plan biznesi është një vegël e rëndësishme për të ndihmuar në drejtimin e vendimeve tuaja. Ai është një udhërrëfyes drejt suksesit, duke siguruar një qartësi më të madhe në të gjitha aspektet e biznesit tuaj, nga marketing dhe financa te operacionet dhe detajet e produktit / shërbimit.

Krijo plan biznesi